LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2026, 13:01

“Kalë (kobili) i merr jetën një veterineri 48-vjeçar – zbulohet si ndodhi tragjedia”

Tragjedi në Kroaci: Kobi godet për vdekje veterinerin 48-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Kri?evcit në veri të Kroacisë, ku një 48-vjeçar, punonjës veterinar, ka humbur jetën gjatë kryerjes së një procedure me një kalë (kobile).

Sipas të dhënave të policisë, incidenti ka ndodhur në një stallë, kur kafsha papritur e ka goditur fuqishëm në gjoks me këmbë. Menjëherë në vendngjarje është thirrur ndihma e shpejtë, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, plagët kanë rezultuar fatale dhe viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i të ndjerit është dërguar në Departamentin e Patologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Bjelovarit, ku me urdhër të Prokurorisë së Qarkut do të kryhet autopsia për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit, ndërsa pas përfundimit të procedurave pritet raporti zyrtar nga prokuroria përkatëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE