LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 14:02

K rimi i rëndë në Ferizaj: 24-vjeçarja dyshohet se v rau të dashurin

Arjeta R., 24-vjeçe, ndodhet në mbajtje derisa pret verdiktin e Gjykatës për masë sigurie, i cili pritet të shqyrtohet sot.

Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale të vrasjes.

Dy netë më parë, vajza nga Ferizaj që banon në Francë dyshohet se me armë zjarri e qëlloi në kokë 32-vjeçarin Florim Haxhidema. Autorja e dyshuar dhe viktima raportohet se ishin në lidhje dashurie.

Krimi ndodhi në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”, të marrë me qira nga babai i të dyshuarës. Familja kishin ardhur për pushime nga Franca, ku jetojnë prej vitesh.

Prokuroria e Ferizajt, e cila ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj 24-vjeçares, dyshon se konflikti që përfundoi me fatalitet nisi për shkak të një mosmarrëveshje mes çiftit të dyshuar. Pasoi një përleshje fizike mes tyre.

Arma ishte pronë e viktimës. Në mes të konfliktit, 24-vjeçarja, sipas përshkrimit të Prokurorisë, ia mori armën dhe shtiu një herë në drejtim të tij. E qëlloi në kokë.

“I ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, e përshkruan ngjarjen, Prokuroria.

Skenën e krimit e panë të dy prindrit e të dyshuarës.

Babai, 47-vjeçar, Muhamet Begisholli dhe nëna e saj H. Roshaj ndodheshin në banesë në momentin e konfliktit. Të dy u shoqëruan në stacion policor të dielën menjëherë pas krimit.

Begisholli fillimisht u ndalua në cilësinë e të dyshuarit për vrasje, siç njoftoi Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp të hënën në mëngjes.

Pas avancimit të hetimeve, Prokuroria njoftoi se e dyshuara kryesore për vrasje ishte vajza 24-vjeçe e Begishollit.

Prokuroria e ndryshoi kualifikimin e veprës penale nga “Vrasje e Rëndë” në “Vrasje”, sipas një njoftimi për media të nxjerrë më vonë gjatë paradites së të hënës.

Begisholli, sipas komunikatës së Prokurorisë, vazhdoi të mbetej i ndaluar edhe të hënën deri në mesditë për shkak të “sqarimit të plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”.

Më vonë, Begisholli u lirua me urdhër të prokurorit.

Familja e viktimës kumtoi të hënën lajmin e vdekjes së familjarit të tyre 32-vjeçar, Florim Haxhidemës, varrimi i të cilit është caktuar të kryhet të martën.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE