LAJME / E Enjte 9 Nëntor 2023, 00:12

'Jo, jo, padashje'! Momenti kur edukatorja kupton se i theu këmbën 3-vjeçares dhe ndryshon krejtësisht qëndrim duke u sjellë me përkujdesje (Video)

Emisioni “Stop” siguroi pamjet e plota filmike ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës. Fillimisht edukatorja vjen dhe trajton ashpër të miturën duke Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.’ Por duket se gjatë tërheqjes i ka thyer këmbën dhe këtë e kupton nga kërcitja. Menjëherë pas kësaj ajo ndryshon qëndrim duke u shprehur ‘jo, jo padashje,, hë tani, pusho, hajde’, duke e trajtuar më me kujdes. Për më shumë shihni sërish pamjet:

ORA 13:46 – Vajza qan

Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!

ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima – Dëgjohen goditje

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.

ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…

Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti.

Gentian Zenelaj: Ajo që nuk thamë dot 48 orë rresht, ja ku është!

Saimir Kodra: Më pas, do të ndiqni intervistën e babait që e sollëm sot në redaksi për të ja prezantuar atij pamjet, ka thënë se vajza ka folur në spital dhe ka thënë që e ka rrahur edukatorja. Gëloj nga nervat si shumë qytetarë. Gëloj nga marazi, nga frika e madhe sepse kjo punë mund ta stopojë 1 muaj nga masiviteti që mori kjo temë, por kam frikë se do të vazhdojë prapë…