LAJME / E Hënë 10 Korrik 2023, 17:05

“Jeta ime ka qenë ferr i vërtetë!”, 75-vjeçarja ngashërehet: U martova me shkuesi, edhe sot e duroj!

Për Bekën, një telefonuese 75-vjeçare në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, martesa ka qenë një zhgënjim. Ajo rrëfen se është rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, sot ka 5 fëmijë për të cilët është krenare, por vetë ndien shumë dhimbje. Ndërsa dënes në telefon, ajo thotë se ende duron problemet që i sjell bashkëshorti me të cilin është martuar me mblesëri.

Beka: Për martesën… një zhgënjim i vërtetë!

Beka: Jam rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër dhe e martuar me 5 fëmijë. Kam 5 fëmijë të mrekullueshëm, por jeta ime ka qenë një ferr i vërtetë. Kam lindur duke qarë dhe ashtu do vdes, duke qarë.

Beka: Fëmijët e mi nuk i dinë dhimbjet dhe hallet e mia.

Aldo: Ti nuk ke folur me fëmijët apo jo?

Aldo: Nuk është një zgjedhje e jotja apo jo?

Beka: Jo, jo, s’ishte zgjedhja ime. Isha betuar që fëmijët e mi s’do e kenë këtë fat, por jeta qenka shumë e pabesë.

Aldo: Ke shumë të drejtë. Ti nuk je as  e para, as e fundit apo jo?

Beka: Po, ashtu është. Tani ka marrë fund çdo gjë, jam 75 vjeçe, kam 16 nipër e mbesa.

Aldo: Ti je divorcuar le të themi apo jo?

Beka: Jo, s’bëhet fjalë! Akoma edhe sot e duroj! Nuk di çfarë të them!

Aldo: Po nëse ti je 75, ai sa është?

Beka: Eh more bir, ku të mbytesha, ku të përplasesha, isha e detyruar të duroja./tvklan.al