LAJME / E Hënë 11 Mars 2024, 13:01

Iu gjetën një arsenal armësh dhe municionesh ku furnizonin grupet kriminale, gjykata jep vendimin e prerë për dy të rinjtë

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Hekuran Troplinin dhe Emiliano Pashon, të cilët u arrestuan dy ditë më parë në fshatin Shkallnur pasi iu gjetën një arsenal armësh dhe municionesh. Arrestimi i dy të rinjve u bë pas një blerjeje të simuluar me një agjent të policisë.


Ata u kapën në flagrancë pasi lanë vendin e takimit. Një pjesë e armëve ishin fshehur në një ndërtesë ende të papërfunduar në fshatin Shkallnur ndërsa pas kontrolleve, u gjetën armë dhe municione edhe në disa vende të tjera. Po hetohet gjithashtu për të zbuluar personat që kanë blerë armët e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarake, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur si dhe transportuar armët e municionin deri tek blerësit.