
Marok- Thellohet bilanci tragjik i viktimave të shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar në Marok.
Sipas të dhënave më të fundit, të paktën 2864 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë të së premtes mbrëma dhe 2501 të tjerë janë plagosur rëndë, shkruan Al Jazeera.
Këto shifra pritet të rriten, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit luftojnë për të hyrë në zonat malore që janë të vështira për t’u arritur.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 300,000 njerëz jetojnë në zonat më të goditura dhe ekspertët kanë paralajmëruar se 48 orët e ardhshme do të jenë “kritike” për shpëtimin e jetëve.
