LAJME / E Hënë 26 Shtator 2022, 21:09

I veshur me bluzë të zezë me shenja naziste dhe helmetë/ Ish-studenti sulmon shkollën në Rusi, 11 fëmijë të vdekur

Deri më tani janë regjistruar 15 viktima. Midis të vrarëve ishte edhe roja i sigurisë së shkollës, tha kreu i qeverisë rajonale Alexander Brechalovn në një deklaratë sipas CNN.

Hetuesit thanë se 24 persona, përfshirë 22 fëmijë, u plagosën. Sulmuesi, i cili thuhet se kishte veshur një bluzë të zezë me shenja naziste dhe një helmetë u vetëvra pas sulmit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Zyrtarët rusë e identifikuan autorin si Artem Kazantsev, një banor vendas i lindur në vitin 1988, i cili ishte një student i shkollës ku ndodhën të shtënat.

Procesi i identifikimit u vonua për shkak se nuk u gjetën dokumente në trupin e të dyshuarit.

Hetuesit kanë nisur të kontrollojnë banesën e Kazantsev dhe të hetojnë raportet e “pikëpamjeve neofashiste dhe ideologjisë naziste” të tij, tha Komiteti Hetues i Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se sulmuesi ishte “një person që mund t’i përkiste një organizate apo grupi neofashist”.

Sulmi ndodhi në shkollën 88 në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit rus të Udmurtia.

 Presidenti rus Vladimir Putin u ka dërguar ngushëllime viktimave, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini të hënën.

Ky është të paktën rasti i tretë i të shtënave në shkollë në Rusi.

Në maj të vitit 2021 , një person i armatosur vrau shtatë fëmijë në një shkollë në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit të Rusisë.

Pesë muaj më vonë , 20 njerëz u vranë kur një person shpërtheu një bombë.

Izhevsk, vendi i ngjarjes së rëndë është shtëpia e më shumë se 600,000 njerëzve, duke e bërë atë një nga 20 qytetet më të populluara të Rusisë.

Qyteti është i njohur si shtëpia e AK-47 dhe vendi ku rezistoi më gjatë gjeneral-lejtnantit sovjetik, Mikhail Kalashnikov.