LAJME / E Hënë 27 Qershor 2022, 05:05

Sulmi tragjik në Oslo/ Publikohen pamjet e tmerrshme, momenti kur ekstremisti islamik qëllon me armë ndaj turmës së njerëzve (Video)

Janë publikuar ditën e sotme nga mediat norvegjeze, pamjet e sulmit tragjik me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Oslo.

Pamjet tregojnë momente kur personi i armatosur qëllon me armë ndaj njerëzve të pranishëm në rrugën përballë London Pub, i frekuentuar nga pjesëtarë të komunitetit LGBTQ plus.

Të shtënat i morën jetën 2 personave dhe plagosën 21 të tjerë, ndërsa siç duket në filmime ngjallën panik mes të pranishmëve.

Në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Zainar Matapur, 42-vjeç, një ekstremist islamik. Hetuesit thanë se ndaj autorit janë ngritur akuza për terrorizëm. Ai është shtetas nga Norvegjia, por ka ardhur si emigrant në këtë vend që në vitet ’90. Origjinën e ka nga rajonet kurde të Iranit, ndërsa është radikalizuar me kalimin e kohës.