
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, vëmendja e publikut është zhvendosur te zhvillimet jashtë shtëpisë, ku një nga historitë më të komentuara duket se ka marrë një kthesë të re, shkruan Raporto24.
Klodian Mihaj dhe Elijona kanë vendosur të vazhdojnë njohjen e tyre edhe jashtë spektaklit, duke e bërë tashmë publike lidhjen e tyre. Ndërkohë, kjo erdhi pas mbylljes së raportit të Klodit me Alice Masellin, lidhje e cila gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme ishte një nga temat më të diskutuara.
Mirëpo, romanca e re e finalistit nuk ka kaluar pa reagime. Në rrjetet sociale, shumë ndjekës kanë nisur t’i dërgojnë Alice-s fotografi dhe komente rreth momenteve të reja të Klodit me Elijonën, duke e rikthyer vazhdimisht në qendër të kësaj historie.
Përballë kësaj situate, Alice ka reaguar publikisht përmes një komenti në rrjetet sociale, duke kërkuar që të mos përfshihet më në jetën e ish-partnerit të saj.
“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit”, ka shkruar ajo.
Me këtë mesazh, Alice ka bërë të qartë se dëshiron të distancohet nga çdo diskutim rreth lidhjes së re të Klodit dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj larg kësaj historie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
