LAJME / E Shtunë 18 Nëntor 2023, 16:04

Hidhet nga kati i pestë, humb jetën 50-vjeçari në Berat

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në Berat, pasi është hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”.

50-vjeçari dyshohet se ishte gjendje të rënduar psikologjike, teksa është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ali Rama 50 vjeç, për pasojë ka humbur jetën.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi Ali Rana prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.