LAJME / E Enjte 25 Janar 2024, 02:02

Gratë konkurronin për të përmbushur kënaqësitë s-ksu ale të mjekut, Bezat: Gjendja shëndetësore e të miturës…

Tronditës është fakti që gratë, të indoktrinuara nga 42-vjeçari, garonin me njëra-tjetrën për të përmbushur epshet e tij.

“Kishin krijuar një chat grup ku secila konkurronte me njëra-tjetrën për ta përmbushur”, tregoi gazetarja Dorjana Bezat këtë të mërkurë në “Top Story”.

Sipas saj, në celularin e të miturës janë gjetur jo vetëm mesazhe, por edhe video nga marrëdhënia seksuale.

“Prindërit thonë se gjendja shëndetësore e vajzës i ka shqetësuar. Në celularin e vajzës, janë gjetur komunikimet me partnerit. Përveç mesazheve tepër erotike, është një video 2 minuta e 40 sekonda ku është filmua akti seksual mes vajzës dhe 42-vjeçarit”.

Ndërkohë, sipas Prokurorisë, nga kqyrja e celularit të 16-vjeçares, nisin dyshimet për pornografi, pasi mjeku i ka shpërndarë videot intime. Vepra penale është rikualifikuar për pornografi. Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”. Top Channel