
Reperi, Rigels Rajku, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atentatin me lëndë plasëse që tronditi Durrësin disa vite më parë, duke zbuluar detaje mbi ngjarjen dhe konfliktin që kishte me reperin Kleviol Ahmeti.
Gjatë dëshmisë, Noizy ka treguar se shpërthimi ndodhi në pallatin ku banonte së bashku me familjen e tij, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në bizneset që zotëronte në katet e para të godinës.
Sipas artistit, ai u zgjua pasi dëgjoi shpërthimin dhe, kur zbriti poshtë, konstatoi se eksplozivi ishte vendosur pranë hyrjes së pallatit. Nga shpërthimi ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit të tij, ndërsa hyrja e ndërtesës kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Pashë një gropë të madhe të krijuar nga sasia e tritolit. Hyrja ishte e shkatërruar, mermeri ishte copëtuar dhe zona ishte e mbushur me forca policie”, ka deklaruar ai.
Noizy ka rrëfyer se dyshimet e para i lidhi me një konflikt të ndodhur vetëm një natë më herët në një prej lokaleve të tij në Durrës. Ai ka akuzuar Kleviol Ahmetin se prej vitesh e ofendonte dhe kërcënonte në rrjetet sociale, ndërsa situata kishte kulmuar kur ky i fundit ishte paraqitur në ambientet e lokalit të shoqëruar nga disa persona.
Sipas dëshmisë, përplasja kishte nisur pasi Ahmeti kishte hyrë në lokal duke e ofenduar, çka kishte çuar më pas në një konflikt fizik mes tyre.
Reperi ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie miqësore apo profesionale me Cllevion, duke e përshkruar atë si një person të fiksuar pas tij dhe që, sipas tij, prej vitesh kërkonte vëmendje përmes sulmeve dhe ofendimeve publike.
Në vijim të dëshmisë, Noizy ka pretenduar se pas episodit të tritolit, Ahmeti dyshohet se qëndronte edhe pas djegies së një automjeti në pronësi të tij, çështje që sipas reperit vijon të jetë objekt i proceseve gjyqësore.
Lidhur me emrin e Laert Haxhiu, Noizy ka deklaruar se nuk e njihte dhe nuk kishte pasur asnjë kontakt me të, duke shtuar se për ekzistencën e tij kishte dëgjuar vetëm pasi rasti u bë publik në media dhe nisi hetimi për atentatin.
Dëshmia e reperit është pjesë e hetimeve që synojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, e cila shkaktoi panik në Durrës dhe ngriti dyshime për një atentat të mirëorganizuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
