LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 17:05

Gjiganti Gjerman po mbyllë mijëra vende pune, janë të rrezikuar edhe shqiptarët

Gjiganti gjerman i industrisë automobilistike Volkswagen po përballet me një periudhë sfiduese financiare, teksa po shqyrton masa të reja kursimi që mund të ndikojnë në mijëra punonjës në mbarë botën. Sipas raportimeve të mediave gjermane, kompania po analizon një plan të gjerë ristrukturimi që mund të çojë në shkurtimin e deri në 100 mijë vendeve të punës në nivel global.

Sipas gazetës gjermane Die Welt, këto masa janë pjesë e strategjisë afatgjatë “Vision 2030”, e cila synon uljen e ndjeshme të kostove operative dhe përmirësimin e efikasitetit të kompanisë, pas rënies së fitimeve gjatë vitit të kaluar.

Propozimet pritet të diskutohen nga bordi mbikëqyrës i Volkswagen më 9 korrik, ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar lidhur me zbatimin e tyre.

Në mesin e skenarëve që po shqyrtohen është edhe mbyllja e katër uzinave në Gjermani, përfshirë fabrikat në Hanover, Zwickau, Emden, si dhe uzinën e Audi-t në Neckarsulm. Megjithatë, kompania nuk ka konfirmuar nëse dhe kur këto masa do të hyjnë në fuqi.

Raportimet bëjnë të ditur gjithashtu se drejtori ekzekutiv i Volkswagen, Oliver Blume, po shqyrton mundësinë e ndarjes së markës kryesore Volkswagen në një kompani të veçantë. Ky hap synon të rrisë fleksibilitetin në menaxhim, të përmirësojë efikasitetin operacional dhe të ulë kostot në afat të gjatë.

Sipas planit të hartuar nga kompania, objektivi është të realizohen kursime prej rreth 11 miliardë eurosh deri në fund të dekadës, ndërsa rezultatet financiare të vitit 2025 kanë treguar një rënie të konsiderueshme të fitimit neto.

Aktualisht, Volkswagen punëson rreth 657 mijë persona në të gjithë botën, duke mbetur një nga punëdhënësit më të mëdhenj në industrinë globale të automobilave.

Planet e mundshme të ristrukturimit kanë ngjallur reagime të forta nga sindikatat dhe përfaqësuesit e punonjësve në Gjermani, të cilët kanë bërë të ditur se do të kundërshtojnë çdo vendim që prek vendet e punës dhe sigurinë ekonomike të mijëra familjeve.

Për momentin, kompania nuk ka bërë një njoftim zyrtar për masat përfundimtare, ndërsa pritet që diskutimet e javëve në vijim të përcaktojnë drejtimin e ristrukturimit të një prej prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në botë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE