
Dyshim i lindur në vendngjarje, polici nga Prizreni i dha fund jetës në varrezat e Morinës në Kukës
Hetimet e para në vendngjarje sugjerojnë se i riu që ishte punonjës policie në Kosovë, ka ardhur në varrezat e Morinës në Kukës dhe ka vrarë veten me armë zjarri.
Burime në vendngjarje thanë se i mëshojnë pistës së vetëvrasjes pasi konstatuan se nga arma e zjarrit ishte bërë qitje me puthitje, çka sugjeron se i ndjeri ka afruar armën drejt vetes duke e shkrepur fatalisht.
Nga policia bëhet e ditur zyrtarisht se sot rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Shaban Hajdari, 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.
Gjendet i pajetë polici nga Prizreni në varrezat e Morinës, nisin hetimet
Një 35-vjeçar nga Prizreni, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të mërkure në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është konstatuar rreth orës 08:25. Pranë viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shtetit po bashkëpunon gjithashtu me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar ishte arma e shërbimit të 35-vjeçarit dhe për të siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për dokumentimin ligjor të rastit.
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
