
Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka gjetur mbetje kockore të djegura në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit në fshatin Vilzë. Dyshimet e para janë se viktima është një 67-vjeçar me iniciale Q.L.
Sipas asaj që raporton policia, dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë gjatë mbrëmjes së djeshme teksa aty po digjej qymyri.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan.al
