
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë një reagim të menjëhershëm në përgjigje të asaj që ka deklaruar më herët kryeministri Edi Rama, kur sulmoi demokratët dhe i quajti “jashtënxjerrje”.
Sipas Bardhit, fjalët e kryeministrit Edi Rama janë fjalët e një diktatori që nuk ka më qetësi dhe siguri, por frikë nga fundi i tij.
“Edi Rama sot foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë. Qetësia dhe siguria e tij janë zhdukur nga frika dhe paniku. Edhe reagimi sadist i policisë mbrëmë kundër njerëzve të lirë, qytetarëve, deputetëve, të miturve, reflektoi frikën e Edi Ramës për humbjen e pushtetit.
Edi Rama ka frikë. Frikë se njerëzit nuk heshtin më. Frikë se ata nuk tërhiqen. Frikë se opozita nuk zmbrapset.
Është një aksiomë e pashkruar: kur pushteti fillon të veprojë me mllef, urrejtje dhe armiqësi ndaj kundërshtarëve politikë, ai po ndien fundin. Por e siguroj Edi Ramën se vendosmëria e njerëzve të lirë dhe e opozitës nuk shuhet as me ujë me piper, as me gaz lotësjellës, as me shkopinj gome”, shkruan Gazment Bardhi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD thekson se protestat opozitare do të vazhdojnë, sepse sipas tij, asgjë nuk e ndal më kohën dhe ndryshimin.
“Protestat do të vazhdojnë, sepse asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin. Gazi lotsjellës, skafandrat e policisë, shkopinjtë e gomës, dhuna barbare e Edi Ramës nuk mund ta ndalin kohën. Koha e tij po mbaron”, përmbyll ai.
Në një copëz të reagimit të tij, Edi Rama tha sot se fati politik i “jashtënxjerrjeve” të bulevardit, duke ju referuar demokratëve që i protestuan dje poshtë zyrës, do të shkruhet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi ndër të tjera Edi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
