Një fotografi që tregonnjë lakuriq nate me përmasa njerëzore në Filipine ka bërë xhiron në rrjet.
Ajo që është më e keqja, është se fotografia që mund të shihni nuk është e rreme. Në fakt, është 100 për qind reale.
Megjithatë, në fakt nuk ka nevojë të kesh frikë nga kjo krijesë.
Ndonëse nuk është aplikuar asnjë truk dhe modifikim në foto, ajo është marrë nga një këndvështrim i tillë që e bën lakuriqin e natës të duket rreth pesë metra i gjatë.
Nuk është vërtet aq i madh.
Fotoja tregon krijesën - e cila, nëse jeni të interesuar, është një lakuriq gjigant fluturues me kurorë të artë - e varur me kokë poshtë, siç priren të bëjnë, në ndërtesat e shtëpive.
Ajo u shpërnda në Twitter nga përdoruesi AlexJoestar622, i cili tha: "Mbajeni mend kur ju thashë se Filipinet kishin lakuriq të natës me madhësi njerëzore? Po, kjo ishte ajo që po flisja."
Pra, ndonëse ta quash këtë lakuriq 'me përmasa njerëzore' është diçka e arritshme, ai është sigurisht një nga lakuriqët më të mëdhenj në botë.
Duke folur për shtrirjen, ky lakuriq nate ka në fakt një hapje krahësh që mund të mendohet si në madhësinë e njeriut, sepse krahët e tyre mund të jenë deri në pesë metra e gjysmë të gjerë.
Megjithatë, trupi aktual i lakuriqit, i cili duket gjigand, është rreth 1.6 m.