LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 18:06

Flet nëna e personit që dyshohet se vrau hoxhën

Pas vrasjes së imamit Gazmend Tahirovci në fshatin Zlipotok të Dragashit, ka reaguar edhe nëna e të dyshuarit, e cila ka dhënë versionin e saj lidhur me konfliktin që, sipas saj, i parapriu ngjarjes tragjike.

Në një deklaratë për RTV21, ajo pretendon se mosmarrëveshjet mes familjes së saj dhe të ndjerit kishin nisur prej kohësh dhe lidheshin me shfrytëzimin e një livadhi.

Sipas saj, i ndjeri kishte kositur livadhin që familja e saj e konsideronte pronë të tyre, pavarësisht kundërshtimeve.

“Kemi pasur problem me të ndjerin pasi ai donte që ta merrte sanën nga livadhi i babait tim të ndjerë. Ai e ka kositur livadhin tonë pavarësisht që i kemi thënë të mos e marrë sanën dhe ka vazhduar të na kundërshtojë,” është shprehur ajo.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se familja kishte pasur kontakte të mëhershme me Policinë e Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve.

“Ai na ka paraqitur edhe në polici, duke e akuzuar burrin tim se e ka kërcënuar me snajper. Policia e ka neglizhuar rastin duke thënë se ai nuk mund t’ju bëjë asgjë,” deklaroi ajo.

Nëna e të dyshuarit ka bërë edhe pretendime të tjera, duke thënë se i ndjeri kishte kërcënuar dhe poshtëruar vazhdimisht djalin e saj.

“Hoxha vazhdimisht e ka kërcënuar djalin tim, duke i thënë se mund të bëjë edhe magji. Në vazhdimësi na ka kërcënuar dhe e ka poshtëruar djalin tim,” ka deklaruar ajo.

Këto deklarata përfaqësojnë pretendimet e nënës së të dyshuarit dhe deri më tani nuk janë konfirmuar nga organet e hetuesisë.

Ndërkohë, Prokuroria dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes së imamit Gazmend Tahirovci, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE