
“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le?”, ka shkruar ai, në një mesazh që ka prekur mijëra qytetarë dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Fjalët e tij pasqyrojnë dhimbjen e madhe të familjes, e cila po përballet me humbjen e papritur të 35-vjeçarit.
Ndërkohë, kolegë, miq dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre, duke e kujtuar Shaban Hajdarin si një njeri të përkushtuar, korrekt dhe të respektuar në detyrën e tij si zyrtar policor.
Autoritetet kompetente janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat në të cilat u gjet i pajetë pranë varrezave në Morinë. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të reja zyrtare mbi shkakun e vdekjes, ndërsa priten rezultatet e procedurave hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Familjarët, miqtë dhe kolegët e tij vazhdojnë ta kujtojnë me dhimbje, ndërsa mesazhi i vëllait të tij është bërë simbol i pikëllimit të madh që ka lënë pas humbja e Shaban Hajdarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
