LAJME / E Hënë 21 Qershor 2021, 12:12

Fillon e nxehta e madhe në Shqipëri/ Meteorologu bën paralajmërimin: Në këto orare mos dilni nga shtëpia

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani se java do të nisë me mot të kthjellët, përveç disa reshjeve të pakta në zonat malore.

Temperaturat do të vijojnë të jenë në rritje. Ditën e sotme vlerat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celcius, ndërsa pritet që mesi i javës të shënojë temperatura deri në 40 gradë Celcius.

Kjo vlerë termike, siç sqaroi dhe Osmani mund të tejkalohet duke qenë se po afrohen masa ajrore nga veriu i kontinentit afrikan dhe solli në vëmendje shmangien e orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 14:00.

“Këto vlera të larta do të shoqërohen edhe me prezencë të lagështirës duke bërë që të ndihen edhe më shumë vlerat termike gjatë kësaj jave në territorin shqiptar”, u shpreh meteorologu Osmani për Euronews Albania.

Ai theksoi se muaji do të mbyllet me temperatura të larta e kryesisht me mot të kthjellët.