LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 21:09

Edhe kjo e keqe ndodh per banoret e Kosoves shtrejtohet edhe bileta e autobusit ja qmimi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, duke filluar nga 1 korriku, nesër, do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik, në kuadër të procesit të digjitalizimit të këtij shërbimi.

Sipas njoftimit, qytetarët që blejnë biletat përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të paguajnë më pak krahasuar me ata që përdorin biletat fizike, njofton Dukagjini.

Me tarifat e reja, bileta njëdrejtimëshe në formë fizike do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa në formë digjitale ose përmes SMS-së 0.60 euro. Bileta ditore do të kushtojë 1.20 euro në versionin fizik dhe 1 euro në atë digjital.

Po ashtu, bileta javore do të jetë 6 euro (fizike) dhe 5 euro (digjitale), ndërsa bileta mujore 18 euro në formë fizike dhe 14.50 euro në formë digjitale.

Edhe për linjën e Aeroportit janë vendosur tarifa të reja, ku bileta fizike do të kushtojë 6 euro, ndërsa ajo digjitale 5 euro.

Komuna ka bërë të ditur gjithashtu se bileta vjetore digjitale do të kushtojë 150 euro, ndërsa bileta korporative vjetore digjitale, e dedikuar për bizneset me 20 ose më shumë punëtorë, do të kushtojë 120 euro.

Sipas Komunës së Prishtinës, ndryshimet synojnë të inkurajojnë përdorimin e formave digjitale të pagesës dhe të zgjerojnë procesin e digjitalizimit të transportit publik në kryeqytet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE