

Një i moshuar ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit pasi është sulmuar nga dy qen pitbull. Sipas gazetares së Klan News Enkeleda Arapi, ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në lagjen nr.13 të qytetit dhe bëhet fjalë për Halil Bashën.
Mësohet se 84 vjeçari kishte marrë plagë të rënda. Për ngjarjen policia ka arrestuar pronarin e qenve pitbull Armand Lala, me akuzën e braktisjes së kafshëve të shoqërimit.

