
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Dobërqan të komunës së Gjilanit, ku një person i moshuar ka humbur jetën gjatë pastrimit të një bunari.
Sipas informacioneve të para, viktima, një burrë i lindur në vitin 1951, dyshohet se ka rënë brenda bunarit teksa ishte duke kryer punime për pastrimin e tij. Pavarësisht reagimit të shpejtë të ekipeve emergjente, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë rrethanave të ngjarjes.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 14:23, ndërsa njësitet patrulluese janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se, bazuar në hetimet e para, ekziston dyshimi se viktima ka rënë në bunar gjatë kohës që po e pastronte atë.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë zbrazjen e bunarit për të mundësuar nxjerrjen e trupit të viktimës.
Pas nxjerrjes së tij, mjeku kujdestar ka konstatuar se 75-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Përveç njësive policore, në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe ekspertët e forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet procedurës së obduksionit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe se po punohet për të përcaktuar të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Dobërqan, të cilët e kanë përshkruar rastin si një humbje të rëndë për komunitetin, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
