LAJME / E Hënë 21 Gusht 2023, 23:11

E rëndë në Dibër/ 27-vjeçari godet me sende të forta njerkën, motrën dhe vëllanë e mitur

Një 27-vjeçar në Dibër ka goditur me sende të forta, 3 pjestar të familjes së tij, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kërcënuar ata, për jetën.

“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin”, sipas njoftimit të policisë.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.