
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani. Autoritetet kanë arrestuar një grua 32-vjeçare, e cila dyshohet se ka vrarë djalin e saj tre muajsh në qytetin e Renningen, pranë Stuttgart.
Sipas policisë, 32-vjeçarja Dijana L. kishte raportuar më 18 qershor se foshnja e saj ishte rrëmbyer. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes, trupi i pajetë i djalit u gjet në një përrua, rreth 500 metra larg banesës së tyre, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv
Pas hetimeve dhe rezultateve të reja të ekspertizës mjeko-ligjore, prokuroria ka forcuar dyshimet ndaj nënës. Fillimisht, hetuesit dyshonin se ajo kishte sajuar historinë e rrëmbimit dhe kishte braktisur foshnjën. Tashmë, ndaj saj është lëshuar urdhër arresti nën dyshimin për vrasje.
Sipas mediave gjermane, foshnja, i identifikuar si Adriani, kishte lindur para kohe. Raportohet se nëna kishte kuptuar se ishte shtatzënë vetëm në muajin e pestë. Ajo jetonte në një apartament të vogël dhe me kushte të vështira, ndërsa fqinjët kanë përshkruar konflikte të shpeshta dhe zhurmë të vazhdueshme në banesë.
Hetimet për rrethanat e plota të vdekjes së foshnjës vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin më shumë detaje në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
