
Tema e kësaj të premte në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë për bullizmin dhe arsyen përse të tjerët bullizojnë.
Për këtë çështje ka folur edhe gazetarja e Klan News, Glidona Daci, e cila ndan një histori personale në studio.
Gjatë një transmetimi live, Dacit i erdhi një tifoz dhe e puthi në faqe. Ky incident u bë shumë viral në internet, por komentet nuk ishin dhe aq pozitive. Madje, sipas saj, njerëzit kishin gjetur profilin e vëllait të saj në Instagram, duke i dërguar mesazhe me fjalë denigruese për të.
Glidona Daci: Mua më puthi një tifoz i huaj. Dhe ka një gjë shumë interesante. Kaluan nëpër komente deri aty, madje po kërkoja dje por disa i kishin fshirë, më thonin ik vrit veten.
Glidona Daci: Sepse ti je turpi i shoqërisë shqiptare. Çfarë bëra unë aty?
Katerina Trungu: Çfarë ndodh në këtë rast?
Glidona Daci: Atë nuk e kuptoj unë. Personi i cili shkruante dhe i pari që hodhi baltën në drejtimin tim le të themi, pas videos e cila u hodh në web-in e Tv Klan, ishte një jurist. Një person me titullin jurist, e kishte në profilin e tij.
Katerina Daci: Që mbron të drejtat.
Glidona Daci: E më thoshte mua ik vrit veten, se pastaj filluan ‘e ka bërë për letra kjo se po të ishte çun shqiptar do ia kishte futur ndonjë shpull’. Ndërkohë që njerëzit harrojnë vetëm një detaj, në momentin që një gazetar merrë mikrofonin, prevalon etika e gazetarit. Nuk është më individi. Dhe po të ishte një çun shqiptar, unë do sillesha po njëlloj.
Katerina Trungu: Ti as me siguri nuk e ke vënë re kush ishte, çfarë ishte, sepse ishe live.
Glidona Daci: Përpos asaj, të gjithë ishin të pirë aty dhe normalisht me një njeri të pirë i cili nuk është i vetëdijshëm për veprimet që po bën, nuk di si të sillesh dhe filluan pastaj lumë komentesh. U futën më pas nga Instagrami im dhe t’i shkruanin vëllait tim.
Katerina Trungu: Uau e kaluan në gjë familjare.
Glidona Daci: Po, filluan të kalonin tek vëllai im dhe t’i thonin: ‘Ti duhet ta lidhësh atë pika pika (nënkupton një fjalë të keqe). Motra jote është kështu, kjo është ashtu.’ Për mua ishte një moment që po bëhesha gati për raportim. Kisha spikeren Anjola Hamzaj që po e dëgjoja. Një moment po shikoja rreth e rrotull meje çfarë po ndodh, se do komentoja të gjithë fan zonën. /tvklan.al
