N

jë rast i rëndë i dhunës mes të miturve dyshohet se ka ndodhur në Malishevë, ku dy vajza të mitura dyshohet se kanë marrë me forcë një gjimnaziste, e kanë dërguar në një objekt të pabanuar dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht, duke e incizuar gjithë ngjarjen me telefon.
Sipas informacioneve të publikuara, dy të dyshuarat janë persona të njohur për organet e rendit edhe nga raste të mëhershme, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare lidhur me të kaluarën e tyre.
Bazuar në raportimet, ngjarja dyshohet se ka nisur kur gjimnazistja është marrë me dhunë dhe është dërguar në një objekt të pabanuar. Më pas, ajo dyshohet se është shtyrë nga një ballkon dhe më pas është goditur fizikisht, ndërsa e gjithë skena është filmuar me telefon celular.
Pamjet e regjistruara dyshohet se kanë shërbyer si provë kyçe për hetuesit. Sipas raportimeve, pikërisht përmes videos autoritetet kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar.
Si rezultat i veprimeve hetimore, policia ka ndaluar njërën prej të miturave, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësinë e secilit person të përfshirë.
Rasti ka shkaktuar reagime dhe shqetësim në opinion, duke rikthyer në vëmendje fenomenin e dhunës mes të rinjve dhe rëndësinë e reagimit të shpejtë të institucioneve në raste të tilla.
Për shkak se në këtë rast përfshihen të mitur, identiteti i tyre nuk bëhet publik. Të gjithë personat e dyshuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
