Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka komentuar në “Opinion” për bll okimin e aeroportit të Rinasit, pasi kontrollorët e AlbControll deklaruan paaftësi të përkohshme dhe pezulluan punën.
Ministrja mohoi që atyre iu është kërkuar dorëheqja apo janë shkarkuar, por iu është ulur rroga për shkak se aviacioni është një ndër fushat më të goditura nga pandemia.
Balluku nuk dha një përgjigje të qartë se kur do të rinisin fluturimet, por tha se është ngritur një ta skëforcë për të zgjidhur ngërçin e krijuar në aeroport.
“Në vitin 2020 nuk është investuar asnjë qindarkë në aviacion, pasi navigimi ajror automenxhohet. Anëtarët e bordit nuk janë paguar për 6 muaj se janë mbajtur nga shtetit.
Ideja qe qenkan ulur më 16 mars me kërkesë të ambasadës amerikane është një gënjeshtër e madhe dhe unë i kërkoj ndjesë në emër të shtetit ambasadës amerikane se nuk kanë ndërhyrë asnjëherë.
Ka një material të mirëfilltë që ka qarkulluar në media, askush nuk iu ka thënë se do të largoheni nga puna. Fatmirësisht që drejtoria e ka regjistruar në audio dhe personat prezent në mbledhje kanë qenë në dijeni dhe më pas iu janë shpërndarë me email. Këtu është hapur një çështje civile nga ana e kontrollorëve ajror.
Këtu është një grup që konteston një ndryshim që ka ardhur për shkak të pand. emisë dhe jo se kishim qejf ne.”-tha Balluku.
Pyetje: Kur do të fillojnë fluturimet?
Balluku: Ne kemi ngritur një task forcë, kemi kontaktuar disa nga bashkëpunëtorët tanë kyç, kam lajmëruar dhe aleatët kështu që do marrim masën, por më falni nuk mund ta ndaj me ju,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.