LAJME / E Martë 14 Korrik 2026, 22:10

E dhimbshme: Këta janë dy personat që humbën jetën në aksidentin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvijas, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Në aksin rrugor “Mollas–Gostimë”, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Q. Ç., rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Q. Ç., si dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi D. T., rreth 22 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion) do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE