
Muzika dhe sporti, kombinimi perfekt në botën e futbollit italian. Në pak orë, skuadra e Palermos është shndërruar në një realitet ndërkombëtar. Sekreti i këtij suksesi? Dua Lipa. Këngëtarja zgjodhi të vishte fanellën e Palermos në një foto që tërhoqi shpejt vëmendjen e rrjeteve sociale, duke grumbulluar një numër të konsiderueshëm "like" dhe "share".
Një moment magjepsës i pastër, Dua Lipa ishte protagoniste e një seti fotografik ekskluziv për "Foot Locker". Me këtë rast, ylli i muzikës tregoi me krenari këmishën rozë dhe zi, duke festuar lançimin e "Puma Palermo", versioni 2023, nga shtëpia gjermane e sporteve që ishin në modë në vitet ’80.
Marka "Puma" e ka zgjedhur këngëtaren e njohur si "hajmali", duke i dhënë jetë një bashkëpunimi që tashmë po jep frytet e para. Por kjo nuk është e gjitha. Dua Lipa ka hyrë në një tjetër partneritet me kompaninë, duke prezantuar një model të ri, “Puma Mayze Dua Lipa”.
Këto këpucë, të disponueshme edhe me një nuancë të gjallë rozë, tërhoqën menjëherë imagjinatën e entuziastëve të modës dhe sporteve në mbarë botën. Rezultati? "Puma" ka vendosur të sponsorizojë edhe fanellën zyrtare të Palermos.
Ylli shqiptaro-britanik i pop-it krenohet me 60 milionë dëgjime mujore në "Spotify" dhe dhjetëra, miliona kopje të shitura. Imazhi, i cili bëri xhiron e internetit, u publikua në profilin e "Foot Locker Europe" në Facebook dhe u bë shpejt "virale".
