
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 24 qershor, në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt familjar përfundoi me vrasje.
Rreth orës 20:30, ndërsa ishin në një fushë duke mbledhur ushqim për bagëtinë e tyre, dyshohet se 76-vjeçari e ka goditur me thikë vëllain e tij 74-vjeçar.
Fillimisht, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Shërbimet policore ndërhynë menjëherë dhe arrestuan autorin e dyshuar, i cili u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Sipas policisë, rreth orës 20:30, ndërsa ndodheshin në fushë duke mbledhur ushqim për bagëtinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka vrarë me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për fat të keq nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon hetimet intensive për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në këtë krim të rëndë brenda familjesTalop Channel , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
