LAJME / E Shtunë 11 Nëntor 2023, 15:03

Dhunoi vajzën 3-vjeçare në kopsht, edukatorja del të dielën para gjykatës

Edukatorja Majlinda Dehima, e cila u arrestua pas kërkesës së prokurorisë do të dalë ditën e nesërme para gjykatës.

Ajo akuzohet se ka ushtruar dhunë në ambientet e kopshtit “Stinët” ndaj një vajze 3-vjeçare, duke i thyer këmbën kësaj të fundit.


Rasti u bë publik për mediat, pasi edhe pse prindërit bën më herët denoncimin, policia nuk kishte marrë asnjë masë.