
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunovic, e cila tha se nëse do të kishte qenë në vendin e Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën”.
Kamberi njoftoi se do të iniciojë një kërkesë për shkarkimin e ministrit, duke theksuar se, përndryshe, mungesa e reagimit do të interpretohet si miratim i deklaratës nga e gjithë Qeveria serbe.
“Deklaratat fashiste të ministrave të qeverisë tregojnë më së miri se Serbia e Millosheviqit vazhdon të mbetet e njëjtë! Deklarata e Ministres së Pushtetit Lokal, Sne?ana
Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e Slobodan Millosheviqit do të kryente spastrim etnik të Kosovës, është skandaloze, e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional. Për këtë arsye, sot, nëpërmjet një letre zyrtare, kam kërkuar reagim nga të gjitha ambasadat ndërkombëtare përkatëse në Beograd.
Një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet e izoluar. Është rezultat i mohimit sistematik të krimeve të luftës, glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, relativizimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe revizionizmit të historisë. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, deklarata të tilla nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore përbëjnë një burim shtesë pasigurie. Kur një anëtar i Qeverisë flet për spastrim etnik, anëtarët e komuniteteve minoritare me të drejtë pyesin se çfarë sigurie mund të presin
nga këto institucione. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka detyrimin të respektojë dhe mbrojë të drejtat e komuniteteve minoritare. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto detyrime dhe tejkalojnë çdo standard demokratik mbi të cilin bazohet Bashkimi Evropian. Në cilësinë time si anëtar i Parlamentit të Republikës së Serbisë, do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres. Përndryshe, heshtja dhe mosveprimi do të kuptohen si miratim i deklaratës së saj dhe si qëndrim zyrtar i të gjithë Qeverisë”, shkruan ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
