LAJME / E Hënë 15 Janar 2024, 21:09

Bilanc tragjik në Gaza, ja sa ka shkuar numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamas, ka bërë me dije

se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga fillimi i luftës, më 7 tetor, ka kaluar shifrën 24 mijë.


Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur se lufta ka shkaktuar një katastrofë humanitare për

2.4 milionë njerëz në Gaza dhe ka rrënuar pjesën më të madhe të infrastrukturës në të gjithë territorin.