LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 23:11

Baba për të 15-ën herë, 71-vjeçari bëhet me djalë me gruan 26-vjeçare. Gëzohet dhe vajza e madhe 50-vjeçare

Mund të duket e çuditshme, por një 71-vjeçar është bërë baba për të 15 herë. E në familjen e Rexhep Kastratit nga Zatriqi i Rahovecit, gëzimi është i madh dhe i papërshkrueshëm. Kjo pasi pas 14 vajzave, i ka lindur një djalë.

E martuar me një 26-vjeçare, bashkëshortja e Rexhepit, Valentina, e cila është e dyta është shumë më e re se disa prej vajzave të Rexhepit, transmeton Gazeta Lajm.

Edhe pse në moshë, 71-vjeçari, Rexhepi pa masë i është gëzuar lindjes së djalit, kurse lot gëzimi ka derdhur edhe vëllai i tij.

“Nuk doja t’i lija vajzat pa vëlla. Jam shumë i gëzuar që do t’i lë vajzave derën hapur”, – ka thënë babai i djalit të porsalindur, Rexhep Kastrati, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE