LAJME / E Premte 21 Janar 2022, 00:12

Arjola bie në tokë: portalet e akuzojnë se po tallet me Fifin kur i ra të fikët

Arjola bashkë me Monikën po bisedonin me Beatrixën për nominimet. Teksa flisnin, Beatrixa tha se ka frikë se do eliminohet nga shtëpia dhe kështu përqafonte të dy vajzat.

Në një moment, Arjola “këputet” përtokë duke bërë shaka dhe kjo skenë qesharake, portaleve të ndryshme u ka kujtuar njërën nga skenat kur këngëtares, Fifi i ka rënë të fikët brenda shtëpisë së Big Brother.

Arjola bie përtokë, duke qeshur, për të zvogëluar dramacitetin me të cilin Trixa po përjeton mundësinë e eliminimit nga shtëpia ditën e nesërme. Ajo ndjen se mund të dalë dhe po qante.

Shiko videon e mëposhtme ku shihet Arjola duke bërë veprimin që portalet e kanë marrjë si tallje ndaj Fifit. Nuk ka shanse që Arjola të jetë duke u tallur me këngëtaren.

Kujtojmë se, Fifi pasi ra përtokë u largua me dëshirën e saj nga “Big Brother VIP Albania”. Fifi deklaroi që po del për tu marrë me veten. Asaj i ra të fikët disa herë në shtëpi. Skena është e ngjashme por nuk ka lidhje me ngjarjen e Fifit.

Është e trishtueshme të lexosh lajme kaq fallco, të cilat deformojnë realitetin, duke ndikuar ndoshta publikun dhe duke ndezur kështu debate të pavërteta dhe të panevojshme. Pak respekt nuk do ishte i tepërt.