
KAHRAMANMARA?, TURQI – Një vendim gjykate ka shkaktuar reagime të forta në Turqi, pasi Ali Demirci, i akuzuar për vdekjen e 22-vjeçarit Durdu Tatar gjatë një dasme, është liruar nga burgu pasi u dënua me 3 vjet, 10 muaj e 20 ditë burg për vrasje nga pakujdesia me vetëdije.
Ngjarja ndodhi më 23 gusht 2025 në lagjen Soysall? të distriktit Ekinözü. Gjatë dasmës, Durdu Tatar u godit në qafë nga një plumb teksa ishte ulur në karrige. Ai luftoi për jetën për 43 ditë, por më pas ndërroi jetë në spital.
Hetimet e xhandarmërisë zbuluan 1.361 gëzhoja dhe 32 fishekë gjahu në vendin e ngjarjes. Pas kontrolleve u sekuestruan disa armë, ndërsa ekspertiza konfirmoi se plumbi fatal ishte qëlluar nga arma e Ali Demirci.
Prokuroria kishte kërkuar deri në 25 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje të mundshme, duke argumentuar se ai ishte i vetëdijshëm për rrezikun e të shtënave me armë në një ambient të mbushur me njerëz.
Megjithatë, gjykata e rikualifikoi veprën penale si vrasje nga pakujdesia me vetëdije, duke e dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg. Ai mori gjithashtu 1 vit e 8 muaj burg dhe një gjobë prej 83 mijë lirash për armëmbajtje, por kjo pjesë e dënimit u pezullua dhe ai u lirua.
Vendimi ka revoltuar familjen e viktimës. Motra e 22-vjeçarit deklaroi se do ta apelojnë vendimin, ndërsa nëna e tij, mes lotësh, tha:
“Ma vranë djalin dhe tani thonë ishte aksident. A kaq vlen jeta e djalit tim? Dua drejtësi dhe dënimin maksimal. Askush tjetër të mos humbasë fëmijën nga plumbat në dasma, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
