LAJME / E Mërkurë 22 Korrik 2026, 18:06

Aksidenti i rëndë i merr jetën në moshën 24-vjeçare vajzës së doktorit shumë të njohur shqiptar

Një aksident tragjik i ka prerë jetën në lule të rinisë vajzës 24-vjeçare të doktorit Petrit Raka.

24-vjeçarja, Rea Raka humbi jetën si pasojë e vetaksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Pejë-Prishtinë.

Makina në të cilën ndodhej Rea, u përplas me anësoret pranë rrugës në fshatin Komoran, Drenas, çka i mori asaj jetën.

Mediat vendase shkruajnë se Rea ishte vajza e doktorit të Qendrës Stomatologjike Klinike të Kosovës (QSKUK), Petrit Raka njëherazi dhe mbesa e Dr. prof. Adil Rakës.

Sipas Policisë së Kosovës mësohet se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të djeshem, kur Rea po kthehej në vendlindjen e saj nga Aeroporti i Tiranës.

Po ashtu tre persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën makinë me Rean, pësuan lëndime trupore, por fatmirësisht thuhet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën”, njoftoi sot Policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE