LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 23:11

Aksident t ragjik, tē paktēn 10 v iktima

Një aksident tragjik ndodhi të dielën në një autostradë në shtetin e Jaliscos, Meksikë, që rezultoi në humbjen e jetës së të paktën 10 personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, aksidenti rrugor u shkaktua nga një kamion me rimorkio, i cili, sipas autoriteteve meksikane, dyshohet se kishte një defekt në frena. Ai nuk mundi të ngadalësonte dhe u përplas me automjete që ishin të palëvizshme për shkak të një aksidenti tjetër rrugor. Mësohet se shoferi i kamionit me rimorkio, i cili shkaktoi aksidentin, u mor në paraburgim nga Garda Kombëtare.

Sipas Ministrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile të Nayarit, fillimisht ndodhi një aksident trafiku midis dy kamionëve me rimorkio. Ndërsa ekipet e emergjencës po i përgjigjen incidentit, një kamion i tretë me rimorkio u përplas me automjetet e palëvizshme në vendngjarje.

“Si rezultat i kësaj përplasjeje të dytë, tre automjete private dhe dy kamionë me rimorkio u shkatërruan plotësisht nga zjarri. Përveç kësaj, dy automjete të tjera private dhe një Dodge Charger i Gardës Kombëtare pësuan dëme materiale.”, theksuan autoritetet.

Aksidenti shkaktoi një zjarr në autostradë dhe në automjete, por zjarrfikësit arritën ta vinin nën kontroll pak më vonë. Siç thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile, dy të mitur janë midis të vdekurve, ndërsa dy anëtarë të Gardës Kombëtare janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE