LAJME / E Hënë 11 Shtator 2023, 00:12

Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, humb jetën 68- vjeçari

SHKODËR- Një aksident me vdekje se ka ndodhur këtë të diel në Malësi të Madhe.

Policia informon se ‘në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Llesh Peposhi, 68 vjeç (këmbësor).

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.’