LAJME / E Diel 12 Nëntor 2023, 03:03

Aksident me vdekje në Bulqizë, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se nga përplasja mes dy mjeteve ka humbur jetën 25-vjeçari E.Nika.

Ndërsa dy persona të tjerë, Y.R. dhe D.S. kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh qytetin e vjetër me qytetin e ri dhe u përfshinë një makinë Benz dhe një Volkswagen Polo. Mësohet se viktima ka qenë nën drejtimin e mjetit Volksëagen Polo, ndërsa i plagosuri Y.R. drejtonte automjetin tjetër.

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë. teksa pritet ekspertiza nga grupi hetimor i policisë.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË:

Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi Bulqizë”, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Y. R., dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. N.

Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi E. N., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Mësohet se viktima ka qenë nën drejtimin e mjetit Volksëagen Polo, ndërsa i plagosuri Y.R. drejtonte automjetin tjetër.