LAJME / E Mërkurë 8 Nëntor 2023, 16:04

Aksident i rëndë të Kopshti Zoologjik, humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë (Video)

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të mërkurë në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Një makinë përfundoi e përmbysur në anë të rrugës, pas përplasjes me një tjetër mjet. Për pasojë një person humbi jetë. Sipas policisë viktima është Arjon Shahaj, student në Akademinë e Sigurisë.

 


“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat./tvklan.al