LAJME / E Martë 14 Korrik 2026, 19:07

Aksident i rëndë, dy persona humbin jetën në vendngjarje

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Gostime, në Bashkinë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.

Në zonë kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE