
Gjashtë protestues janë shoqëruar nga Policia pas përplasjeve të kësaj të marte pranë Kuvendit, ku një prej tyre është edhe Dritan Goxhaj.
Kanë qenë deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, janë paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të marrë informacion mbi vendndodhjen dhe gjendjen e protestuesve të shoqëruar.
Duke u mbështetur në të drejtën që legjislacioni shqiptar u njeh deputetëve për të hyrë në ambientet e Policisë dhe për të takuar personat e shoqëruar, Shehaj dhe Kapri kërkuan informacion zyrtar mbi komisariatet ku janë dërguar protestuesit.
Pas daljes nga Drejtoria e Policisë, Agron Shehaj bëri të ditur se protestuesit janë shpërndarë në tre komisariate të kryeqytetit.
“Praktikisht, protestuesit që u dhunuan ndërsa po shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë janë shoqëruar. Janë gjashtë protestues, dy ndodhen në Komisariatin nr. 1, dy në Komisariatin nr. 2 dhe dy në Komisariatin nr. 4. Tani do të shkojmë në secilin prej komisariateve, sepse kemi arsye të besojmë se, ashtu siç u dhunuan hapur para Parlamentit, kanë shumë mundësi të dhunohen edhe në komisariatet ku janë shoqëruar”, deklaroi Shehaj, ku më pas së bashku me Kaprin dhe protestuesit e tjerë u nisën krej komisariateve ku dhe protestuesit janë dërguar.
Ndërkohë që prezenca e deputetëve ka sjellë dhe revoltë te qytetarët ku disa prej tyre kanë shtrënguar duart me ta ndërkohë disa të tjerë janë shprehur kudnër tyre duke kërkuar largimin e Kaprit dhe Shehajt.
“Të zhduken ata. Kërkojnë ta përdorin këtë”, dëgjohen të thoën disa prej protestuesve, ndërkohë që një qytetar tjetër ka folur për mediat ku dhe ka paralajmëruar se nëse nuk lirohet Goxhajt atëhere situata do të përshkallëzohet.
“Nëse nuk lirohet Dritan Goxhaj do derdhet gjak këtu. Më mirë të na arrestojë të gjithëve se sa Dritanin”, dëgjohet të thotë ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
