
Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare zbret në fushë për sfidën miqësore ndaj Izraelit, por vëmendja e shumë qytetarëve duket se është përqendruar te protesta e paralajmëruar në Tiranë.
Kjo ka ngritur pikëpyetje të shumta në rrjetet sociale: A do të ketë tifozë të mjaftueshëm në stadium? A do të ndikojë protesta te atmosfera e ndeshjes? Dhe mbi të gjitha, a ishte dita e duhur për zhvillimin e kësaj sfide?
Ndërsa një pjesë e qytetarëve janë fokusuar te zhvillimet politike, të tjerë kërkojnë të mbështesin Kombëtaren, duke e konsideruar futbollin mbi çdo debat.
Mbetet për t’u parë nëse tribunat do të jenë të mbushura si zakonisht apo nëse protesta do të lërë gjurmë edhe në atmosferën e ndeshjes së shumëpritur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
