LAJME / E Martë 23 Janar 2024, 16:04

50-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i dytë dhe humb jetën në Tiranë

Një grua humbi tragjikisht jetën këtë të martë në Tiranë, pasi ra nga lartësia. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në rrugën “Allaman Dervishi”.

Viktima është një 50-vjeçare me iniciale K. M. Ajo dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al