Një 22 vjeçar ka humbur jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Kurbin.
Mësohet se i riu me inicialet R.Z ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes ai ka ndërruar jetë.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Laç-Patok, drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.