LAJME / E Mërkurë 8 Nëntor 2023, 18:06

21-vjeçari me profesion bari/ Jeta e të riut nga Maliqi që ruan delet

Çdo ditë ky djalë vetëm 21-vjeç merr malet për të kullotur bagëtitë. Kafenetë apo rrjetet sociale nuk bëjnë pjesë në përditshmërinë e tij, pasi ai ka vendosur që t’u dedikohet tufës së dhenve.

Ky është Ronaldo Lilollari, nga fshati Zvezdë i bashkisë Maliq, i cili mënyrën për të jetuar ka zgjedhur të qenit bari, të ruajë tufën dhe ti marrë benefitet për të çuar të ardhura në shtëpi.

Puna e tij është e vështirë, larg shtëpisë, në shi e në diell e madje i vetëm mes maleve.

Beharit i lëshojmë, i mjelim, dimrit ju shtjemë, kur pjellin të gjitha, me shqerra, I babovitim. Nëpër shi, dëborë të tëra. Do rrish maleve, do flesh. E vështirë është. Ja do rrish në shi të gjitha, nuk vjen njeri. Ajo e ftohta, do qullesh, nuk do i çosh se duan të hanë. Ne avaze kemi”-tha Ronaldo Lilollari.

I riu punëtor nuk ka turp për atë çfarë bën, e thotë se nderi i tij është puna.

“Jo. Nuk me vjen turp se u mësova tani unë, e mora që në fëmijëri. Që 5 vite. Shokët jo. Mirë jam me këto, mirë jam me timen”-shtoi ai.

Po mirë jam unë, mirë jemi, tani e morëm, nuk na lë, nuk i lëmë dot, as ato nuk te lënë as ne si lëmë dot. Mirë jam në fshat, e për punën që bëj mirë jam, nuk me bën përshtypje hiç. Me flasin, me respektojnë të gjithë”-shton ai.

Teksa shumë të rinj zgjedhin të largohen nga vendi, Ronaldo është i lumtur me jetën në fshat.

Ka fitim si nuk ka. Shqerrën e shet, qumështin e shet, mishin ka shet deles. Qumështi me 1400, shqerra me 6, delja mishi gjende ka fitim. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrin zanatin, të mos e lënë fshatin se nga fshati nuk iket kurrë ore”-përfundoi i riu.

Në ditët e jetës moderne, Ronaldo sjell shembullin se lumturi ka dhe me jetesën e thjeshtë.