LAJME / E Martë 21 Mars 2023, 19:07

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 “shkund” Afganistanin

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Afganistanin lindor, lëkundjet u ndjenë edhe në Pakistan.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në masivin Indo-Kaukas (Hindu Kush), 47 kilometra në jugperëndim të qytetit të Iskasim,

ndërsa thellësia fokale vlerësohet 194 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkenca (GFZ) tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 ballë.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale. /abcnews.al