I zuri pritë dhe dh'noi në rrugë Eduard Kuçin, Gjykata e Apelit jep vendimin për Jozefin Markun

Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.
Këngëtari Jozefin Marku është lënë me masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit.
Këngëtari u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa në pamjet e publikuara Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij.
Sipas hetimeve, për ndalimin e tij është përdorur edhe një tabelë e Policisë së Shtetit.



